Prokuroria në Pejë ndalon një person që dyshohet për veprën penale “mundësim në prostitucion”

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person i cili dyshohet për veprën penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore ne Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai bëri të ditur se lidhur me këtë rast ka pasur edhe bastisje.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për veprën penale “Mundësim në Prostitucion” dhe njëkohësisht janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera. Në lidhje me këtë çështje penale ka pasur edhe bastisje”, njoftoi ai.

Të ngjashme