Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për tri vepra penale. Në aktakuzën e të njëjtit, thuhet se me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre […]
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë kundër dy personave për tri vepra penale

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për tri vepra penale. Në aktakuzën e të njëjtit, thuhet se me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova, raporton Ekonomia Online.
I pandehuri akuzohet edhe për mbajtje të armës pa leje duke shkelur Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A., duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje.
















