Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 72 vjet burgim për 7 të akuzuar

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 72 vjet burgim 7 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 6 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.

“Vetëm njëri është liruar në mungesë të provave, ndërsa të tjerët janë dënuar me aktgjykim meritues, njëri prej tyre shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa të tjerët janë dënuar me nga 10 vjet burgim”, ka thënë avokatja e viktimës Kimete Krasniqi.

Ajo ka thënë se viktima gjendet në strehimore. “Gjendja e saj është jo e kënaqshme por ajo është duke u trajtuar nga institucionet përkatës”, është shprehur Krasniqi.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares pati tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022. Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Të ngjashme