U përfshinë në rrahje, arrestohen tre burra në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar tre burra në Fushë-Kosovë, të cilët dyshohen se u përfshinë në një rrahje.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për përfshirje në një rrahje. Të dyshuarit pas ftesës nga ana e policisë janë paraqitur në stacion dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme