Dje ka qenë një moment kur pasiguria institucionale mund të ketë arritur kulmin. Mund, po themi, sepse kurrë nuk e di sa larg mund të shkojë kjo.
Në kësi kohërash të pasigurive maksimale, ti jo që nuk mendon me investu e kriju projekte të reja, por edhe me jetu njeriu nuk e preferon kështu në këtë ambient. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht, për të mirë.
Stabiliteti, siguria, shpresa dhe vullneti për ndryshime pozitive duhet ti kthehen kësaj shoqërie. Por gjithashtu duhet me kuptu që aktualisht nuk ka një platformë që e bën këtë, dhe kjo situatë mund të vazhdojë kështu.
E ky mund të jetë një proces i pashmangshëm, mbase edhe i nevojshëm, i mësimit dhe pjekurisë kolektiv. Duhemi me bë diçka të mirë nga kjo situatë e keqe, nuk duhet me leju me shku huq.
Si thuhet, në thellësinë më të errët të natës lind dielli. Besimin nuk duhet me e humbë asnjëherë, e as angazhimin e vullnetin nuk duhet me i ndalë për një vend dhe jetë më të mirë.
Kur nuk kemi Kuvend funksional, me një qeveri gjysmake e kujdestare, e me president që i skadon mandati… Gjykata Kushtetuese është themeli ku të gjithë mbështetemi në situata të tilla.
Por kur integriteti i saj bie kaq poshtë, kjo krijon një ambient të pasigurisë së lartë. Besimi dhe integriteti i Gjykatës Kushtetuese është goditur rëndë, dhe kjo duhet të jetë një mësim i madh për të gjithë dhe të rregullohet sa më parë e mundshme.
Praktikisht, ndikimi i një personi në GJK në vendimmarrje është i kufizuar, dhe aty shumica absolute që merr vendimet do të sigurojë që ato të jenë siç kanë qenë vitet e fundit.
Kjo do të kalojë. Pas dy ditësh do të komunikohet vendimi i ri i Gjykatës, ku edhe mund të kemi një udhërrëfyes për dalje nga kriza.
Ne nuk duhet harruar asnjëherë që kriza është politike në thelb, jo ligjore. Kriza është kriju dhe jeton në kokat e disa politikanëve. Pra, dalja nga kriza duhet të vijë nga vullnet politik për kompromis dhe bashkëpunim për interes publik, gjë që nuk po vjen assesi nga disa grupe politike.
Ne duhet me mësu nga këto situata. Duhet me e kthye besimin dhe mos me u ndalu derisa i institucionet publike të jenë me integritet të lartë. Këto sfida duhet me i transformu në forcë dhe vullnet për me ndryshu e përmirësu sistemin për të mirë.
Si thuhet, mos u lut për jetë të lehtë, se nuk ka. Puno me u bë i fortë e me përvojë që me adresu secilën sfidë që të del përpara. E pastaj një këshillë tjetër thotë ‘nëse po kalon në ferr, vazho me ec..” derisa kjo kalon dhe del nga aty.
E sfida, sikur në jetë e punë, ashtu edhe në shtet e institucione publike, do ti kemi vazhdimisht. Ato duhet me iadresu dhe me i zgjidh sa më mirë që mundemi dhe kemi kapacitete aktualisht.
Sistemin, institucionet publike e ekonominë duhet me e përmirësu e rregullu vazhdimisht nga sfidat që na dalin përpara dhe nga përvojat që i mësojmë.
Asnjë krizë, në parim, nuk duhet me e leju me kalu pa përfitu. Disa momente si këto që po kalojmë munden me qenë janë thelbësore, mbase vendimtare, për me kalu prej një faze në tjetrën, drejt zhvillimit e përmirësimit shoqëror e shtetëror.