Asfaltohet një rrugicë në Pantinë (Foto)

Vushtrri | 15 Sht 2018 | 23:31 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar për përfundimin e një projekti infrastrukturor në fshatin Pantinë.

“Sot radhën e kishin projektet e infrastrukturës në fshatin Pantinë”, ka shkruar Tahiri, në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi të rrugës së sapoasfaltuar.

Rruga, e gjatë disa dhjetëra metra, do të lehtësojë qarkullimin për një pjesë të lagjes Osmani, për shkak se sidomos gjatë dimrit kishte vështirësi.

Në postimin e tij, kreu i Komunës ka shkruar dhe për aksionin e sotëm “Ta pastrojmë Kosovën”. Ai ka falënderuar të gjithë nxënësit dhe vullnetarët e tjerë, si dhe Task Forcën e Komunës, për angazhimin sot në pastrimin e qytetit.

“Tani që mbeturinat po mblidhen në çdo lagje e fshat, premtim i mbajtur nga ne, është koha ta mbajmë lagjen ku jetojmë të pastër”, ka shkruar Tahiri.

Image may contain: cloud, sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: sky, mountain, cloud, house, outdoor and nature

Të ngjashme