Gashi: Zgjedhjet dhe vonesat në ministri, fajtor për mosimplementimin e Ligjit për Obiliqin

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 07:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nëntor të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Obiliqin. Ligj ky, i cili, përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, parashihte edhe benefite të tjera për qytetarët, të cilët jetojnë në këtë komunë, shkruan EO.

Ndonëse kanë kaluar pothuajse dy vjet nga miratimi i këtij ligji, për zbatimin e tij duhet të pritet edhe për një kohë.

Sipas kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, fajin për këtë vonesë ia ka lënë zgjedhjeve të  mbajtura në vitin 2017 si dhe vonesave nga ministritë për të bërë ndryshimet në aktet ligjore.

“..siç e dini, një kohë kemi qenë në zgjedhje dhe ndoshta ajo ka ndikuar, por edhe aktet nënligjore nga ministritë e linjave të caktuara, të cilat duhet të plotësojnë nuk është përmbushur”, tha Gashi për Ekonomia Online.

Në një prononcim për EO, ai thotë se janë duke punuar intensivisht që deri në fund të shtatorit të këtij viti të përfundojnë projektet lidhur me implementimin e këtij Ligji.

“Tash, ne gjatë këtij muaji kemi marrë kornizën buxhetore për përgatitjen e saj. Në Kornizën e parë buxhetore ne e kemi planifikuar në Kuvend në komunën e Obiliqit dhe e kem aprovuar shumën e cila vije nga 20 përqindëshi, sepse kjo pothuajse është thelbi i fillimit të implementimit të ligjit”, thotë Gashi.

Kreu i Obiliqit, tha se shpreson që nga 1 janari i vitit 2019 të fillojë implementimi i Ligjit për Obiliqin.

“Pastaj, më kornizën e dytë buxhetore nga ministria ne e kemi marrë një konfirmim që ligji për Obiliqin veç është planifikuar për vitin 2019 dhe duhet ne sa më shpejtë të ndërhyjmë me projekte. Ne jemi duke bërë maksimalisht punën e duhur që duhet ta bëjmë për përgatitjen e projekteve, me qëllim që me 30 shtator, kur të dorëzohet korniza e dytë buxhetore të merren parasysh edhe projektet dhe besoj që jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj që nga 1 janari i 2019-ës veç do të fillojë implementimi i ligjit”, thekson Gashi.

Implementimi i këtij Ligji do t`i kushtojë buxhetit të Kosovës më shumë se 4 milionë e 950 mijë euro.

 

 

 

 

 

Të ngjashme