Ish-kryetari i Ferizajt akuzon kryetarin aktual për vendim arbitrar për sheshin

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 09:08 | Nga

Ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, njëherësh iniciator për ndërtimin e sheshit para objektit të Komunës, ka vazhduar akuzat ndaj kryetarit aktual të Komunës Agim Aliu dhe ndaj kompanisë “Beni Com” për ndërprerjen e kontratës së sheshit derisa projekti në vlerë prej 899 mijë e 426 eurosh është dashur të finalizohej në tërësi sipas kontratës e jo të vlerësohen punimet për njësi.

Nga ana tjetër, qeverisja lokale, nuk ka dhënë arsye bindëse se pse ka qenë i pamundur vazhdimi i projektit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po ashtu, që nga fillimi i mandatit të ri ata të PDK-së kanë proklamuar ndryshime në këtë projekt, mirëpo asnjëherë nuk kanë dhënë arsye bindëse dhe nuk kanë publikuar alternativa apo ndonjë projekt tjetër se s’i bëhen ndryshe më të mira në këtë shesh.

Sidoqoftë, ish- kryetari Sfarqa ka sqaruar se projekti ishte i specifikuar edhe për finalizimin e fontanës para objektit të Komunës, mirëpo Komuna e kompania tashmë e kanë ndërprerë kontratën pa u ndërtuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme