Vazhdon mbahet mbledhja e 274-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (Platforma Zoom)
Vazhdon mbahet mbledhja e 274-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (Platforma Zoom)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) mban konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministrja Arbërie Nagavci do të flasë për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim. (Ministrisë së Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorit të Shtetit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dorëzon padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbanë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për medie. (Objekti i Ministrisë Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Pejton)
Përurohet objekti i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, merr pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republiksë së Kosovës. (Mahalla e Muahxherëve, “Kulla e zotnisë”, Prishtinë)
Ministria e Drejtësisë, organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Provimit të Jurisprudencës për kandidatët të cilët kanë kaluar këtë provim. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Objekti i ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie. (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lagjja e Spitalit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për medie me rastin e dorëzimit të padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore dhe lejes mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuar nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”. (Para Pallatit të Drejtësisë)
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fundvitit, organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)
Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen publikon Raportin për Komplekset Memoriale në komunën e Prishtinës, si pjesë e projektit “Komplekset Memoriale” të përkrahur nga Komuna e Prishtinës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
ETEA përmbyll vitin e Qendrës “Libart” me muzikë e poezi me vokalistin dhe kitaristin e Gipsy Groove, Bajram Kinolli – Kafu dhe Faruk Banjska. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)