Ngjarjet e ditës: 22 shkurt 2022

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi në vrasjen e Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore, Prishtine) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes diskuton për Planin e Punës së komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile marrin pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”. (Ndërtesa e Kryeministrisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, viziton Komunën e Prizrenit, ku do të pritet nga kryetari Shaqir Totaj. (Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit)

  • 11:00

    Lëvizja FOL publikon raportin “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik – pasojat në buxhetin e shtetit”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Agrobiznesi “99 Lule” inauguron linjën e re për përpunim të bimëve mjekësore e aromatike. (Fshati Slivovë, Prishtinë)

  • 12:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Jean-Marie Speich, nunci apostolik i Vatikanit, përgjegjës për Kosovën. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 15:00

    Prokuroria Themelore në Pejë mban konferencë për medie, lidhur me aksionin ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.(Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga: “Hasan Cermaxhija” pa nr.)

Kalendari Arkiv