Ngjarjet e ditës: 4 prill 2022

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj me Kompaninë R&R. (Qendra e Kompetencës, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT); bisedohet për parimet për ballafaqimin me të kaluarën në kontekstin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Shënohet Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave. Merr pjesë dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Parku i Lirisë, Ferizaj)

  • 13:00

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Selia Qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) në Kosovë, në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve. Diskutiumi bëhet me gazetarë, redaktorë dhe akterë të tjerë ndërkombëtar. (Kino Armata, Prishtinë)

  • 15:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet konferenca për media e organizuar nga Komisioni për verifikimin e kandidaturave të Federatës Sindikale te Shëndetësisë për shpalljen e kandidaturave për Kongresin e IV-të FSSHK-së. (Zyrat Qendrore të FSSHK-së, Rr. “Mustafë Kruja” Z4-S3) 

  • 17:00

    Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, mbahet Akademi nderimi e mirënjohjeje për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv