Ngjarjet e ditës: 1 dhjetor 2022

  • 09:00

    Mblidhet grupi i ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional. (Ish-objekti i Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e kërkesave buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës bën hapjen e Qendrës Mobile për testim. Merr pjesë kryetari Përparim Rama. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 11:00 - 14:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu viziton Komunën e Prizrenit dhe do të jetë e pranishme në këto aktivitete:

    Agjenda:

    Ora 11:00 – Tryezë Diskutimi: “Mekanizmat Vendor për Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje” – Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian. (“Premium Park”);

    Ora 13:00 – vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas;

    Ora 14:30 – vizitë në Strehimoren në Prizren.

  • 12:00

    Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës mban panel diskutimi me temë “BARAZIA-DITA BOTËRORE E HIV/AIDS”. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve)

  • 13:00

    Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie për vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën intervistimin e  dëshmitareve nga ZRrE për periudhën 2013-2017 dhe dëshmitarëve nga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

  • 13:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan nesër kontratë sponsorizimi me Kompaninë Burger King. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish-deputete në Parlamentin Evropian, Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, Fushë-Kosovë)

  • 16:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR organizojnë protestën me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës “In the making”, nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17)

  • 19:00

    Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv