Ngjarjet e ditës: 19 dhjetor 2022

  • 09:00

    Mbahet takimi i grupit ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Objekti i ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca vjetore e organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me temën: “Aspekte dhe sfida të edukimit në trashëgimi kulturore”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 10:00

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) prezanton punimin “Qeverisja e Mirë në Sigurinë Kibernetike në Kosovë: Forcimi i themeleve dhe i institucioneve të reja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Organizata “The Ideas Partnership” hap Qendrën e re AZURE në Fushë-Kosovë. Marrin pjesë ambasadori i Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo; mnistri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi etj. (Lagja 28 në Fushë-Kosovë)

  • 10:30

    Inaugurohet fillimi i punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë-Kosovë – Mitrovicë, faza e dytë. (Stacioni i trenave, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Festivali “Architech”, i mbështetur nga OSBE-ja dhe Komuna e Prishtinës, inaugurojnë këndin e lodrave për fëmijë më nevoja të veçanta në lagjen Ulpiana. (Kult Plus Gallery, te Soliterat në Prishtinë)

  • 13:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon – Ditët e Gjyqësorit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 14:00

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie në lidhje me protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale. (Zyrat e PSD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” (“Miqtë e Kazanxakit”) do të organizojë një simpozium për shkrimtarin e shquar grek. Në fund do të shfaqet edhe filmi “Last Temptation of Christ” i Martin Scorseses. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

  • 17:30

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) organizon Konferencën e VI-të të Ambasadorëve. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, kryetari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus”, Prishtinë) 

  • 20:00

    Artpolis prezanton premierën e shfaqjes “Sober”, me regji të Butrint Pashës. (Te Dispanseri, afër QKMF-së në Prishtinë)

Kalendari Arkiv