Dita e dytë e Samitit “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja” organizuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë. (“Klan Arena”, Prishtinë)
Dita e dytë e Samitit “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja” organizuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë. (“Klan Arena”, Prishtinë)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Nysret Pllana – anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë dhe Hilmi Jasharin, ekspert ligjor. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në përurimin e renovimit të tërësishëm të objektit të “Down Syndrome Kosova”. (Lagja “Ortakoll”, Prizren)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së në ish-Bankën e Lubjanës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes rekomandon zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizatorët e turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023” mbajnë konferencë për medie. (Pallati i Rinisë dhe Sportit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
EC Ma Ndryshe publikon gjetjet e hulumtimit “Raport i Monitorimit të Sektorit të Mjedisit për vitin 2022” për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Gjilanit, Dragashit dhe Malishevës. (Zyrat e EC Ma Ndryshe, Prishtinë)
Komuna e Gjakovës organizon takimin e parë publik për vitin 2023 me qytetarët e kësaj komune. (Salla solemne e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”)
Mbahet Manifestimi Qendror për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve në Malishevë. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, Malishevë)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvend i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Bëhet inaugurimi i përmendoreve të dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Skënder Çeku, Xhemajl Fetahaj dhe Agim Çelaj. (Parku Karagaç, Pejë)
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mban mbledhje ku do të diskutohet për vendimin e Qeverisë, për Klan Kosovën. (Objekti i KPM-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin që do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, të cilat mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik 2023. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Zëvendës Ndihmës Sekretar për Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, mban konferencë për shtyp në internet, do të diskutojë ngjarjet e fundit në Serbi dhe Kosovë. Ai do të marrë pyetje nga gazetarët pjesëmarrës (Bruksel), ora 15:00, (Washington, DC) ora 9:00 dhe (Londër) ora 14:00)
Hapet ekspozita me dokumente origjinale të arkivit të KMDLNj-së në Ferizaj. (Biblioteka “Sadik Tafarshiku”, Ferizaj)
Shënohet 3-vjetori i themelimit të Unionit të Turizmit të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)