Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
OJQ-të “Aktiv” dhe “KIPRED” organizojnë panel diskutimi ku do të prezantohet hulumtimi “Forcimi i reagimit institucional ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet joshumicë (serbe)”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, mbanë konferencën përfundimtare “Përmirësimi i pozitës së grave shtatzëna dhe nënave të reja”. (Shtëpia e Evropës në veri të Mitrovicës)
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përurojnë sistemin e ujitjes në fshatin Sfaraqak. (Sfaraqak, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Protestohet sërish në Graçanicë, pas arrestimit të një serbi të dyshuar për krime lufte. (Graçanicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja komemorative për nder të profesorit të ndjerë, Arsim Fehmiu. (Kino “Armata”, Prishtinë)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përuron sistemin e ujitjes në fshatin Pirq. (Pirq, Mitrovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ë shqyrton ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Përfaqësuesit e Shoqatave të mësimdhënësve të Qendrave Komunale të Kosovës, takohen me përfaqësuesit e MASHTI-t, me përfaqësuesit e MKRS-së, me përfaqësuesit e KOK-ut, më mësimdhënës të qendrave të ndryshme dhe me Bartësit e Projektit “Tejkalimi i hendekut ekzistues midis Akademisë dhe tregut të punës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e së Martës me temën “Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+: Cilat janë mënyrat?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.