Ngjarjet e ditës: 16 shkurt 2024

  • 09:30

    Oda e Mjekëve të Kosovës shënon Ditën Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë. (Para hyrjes kryesore të QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023. (MKRS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në përurimin e shkollës në Landovicë. (Landovicë, Prizren)

  • 10:00

    Komisionit i Pavarur për Media raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “Insi” ShPK mban konferencë për medie, me rastin e dorëzimit të padisë ndaj MKRS-së lidhur me shkelje në tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vlerë 3 milionë euro. Me këtë rast në Gjykatën Komerciale do të dorëzohet dhe kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024 dhe të planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

  • 11:00

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shënon përfundimin e implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni” në Pejë. (Shkolla “Asdreni”, Pejë)

  • 11:00

    Profesoresha e Universitetit të Amsterdamit, Novenka Tromp, mban ligjëratë në Kolegjin Universum me temën “Drejtësia pas tranzicionit dhe lufta e Kosovës”. (Kampusi i UNI, Prishtinë)

  • 11:00

    Departamenti i Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, organizon promovimin e librit universitar të Prof.Asoc.Dr. Arsim Canolli “Antropologjia Kulturore” (Fakulteti Filozofik, salla 101)

  • 11:30 - 12:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Familjen Jashari (ora 11:30) dhe më pas bën homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, Skënderaj)

  • 12:00

    Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizohet ekspozitë me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga autori Musli Krasniqi. (Instituti Albanologjik, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Hapet ekspozita “Perspektiva Prishtinase, 16 vjet pavarësi përmes objektivit të qytetarëve të saj”, me fotografi që pasqyrojnë përjetimet, momentet e jashtëzakonshme të festimeve me rastin e shpalljes së shtetësisë së Kosovës dhe festimet e përvjetorëve. (Arkivi Komunal i Prishtinës)

  • 15:00

    Koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Pas nënshkrimit, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. (Selia e AAK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, Ansambli “Shota” dhe Ansambli Shtetëror i Shqipërisë mbajnë koncert festiv. (Shtëpia e Kulturës, Obiliq)

Kalendari Arkiv