Ngjarjet e ditës: 9 tetor 2024

  • 09:00

    Oda e Minierave të Kosovës organizon Forumin e parë të minierave në Kosovë. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takimin e 334-të; raportojnë kryetarët e disa prej gjykatave. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”) 

  • 09:30

    Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit. (Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00‪

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për interviston dëshmitarët: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj, AShI etj. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale; shqyrton raportet financiare të KOSTT-it dhe Rregullatorit për Energji etj. (Kuvendi i Kosovës, C203)

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban aksion simbolik. (Pika kufitare në Merdarë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Aivo Orav, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:15

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon ditën e dytë të edicionit të 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

     

  • 17:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban takimin konstituiv të Forumit të Këshilltarëve Lokalë të LDK-së. Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Klan “Arena”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv