Ngjarjet e ditës: 25 shtator 2024

  • 08:30

    Ministria e Punëve të Brendshme hap Konferencën KosovaPAR2024, ku do të diskutohet për reformat në administratë publike. Merr pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet Samiti i Kosovës për Paqe dhe Demokraci, me temën “Realitete radikale: dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”. Fjalët hapëse do t’i mbajnë ambasadori i ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.(Hoteli “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Organizata Shoqata e Grave në përkrahje të luftës kundër kancerit të gjirit në Kosovë – Renesanca, mban konferencë. (Klan Arena)

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

     

  • 09:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion,  Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) organizon konferencë për të promovuar të drejtën për qasje në dokumente publike. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 09:00

    Shoqata e grave në përkrahje të luftës kundër kancerit të gjirit në Kosovë “Renesanca” mban konferencë për medie, (Klan Arena, Zona Industriale)

  • 09:00

    Oda e Farmacistëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Farmaceutike të Kosovës organizojnë tryezë diskutimi me temën “Roli i farmacistit në avanësimin e kujdesit shëndetësor”. (Hotel “Interational Prishtina”, Veternik)

  • 09:30

    Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. (Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim  Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovë, N225) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Draft-Planin e Punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrtom propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtares studente në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N204)  

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton Raportin vjetor financiar të Buxhetit 2023; raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit etj. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i punishtes së rrobaqepësisë”, i cili është implementuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Merr pjesë dhe ambasadori i Turqisë, Tunç Angili. (Qendra Burimore dhe Këshillim “Nënë Tereza”, Prizren)

  • 11:30

    Hapet edicioni i radhës i Festivalit “Kafe dhe çaj”. Marrin pjesë dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, dhe drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë,ë)

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Gazetarisë Hulumtuese të BE-së 2024. (Shtëpinë e Evropës)

  • 12:00

    Koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 prezantojnë Programin Zgjedhor 2025-2029. (Selia e AAK-së, Arbëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Rrjeti ROSCAP mban konferencë për shtyp, ku njofton për numrin e nënshkrimeve të mbledhura për “Peticionin për Shpëtimin e Arsimit”. Më pas, peticioni do t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv