Komuna mburret që 3 km rrugë u shtruan për 79 ditë pune

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:38 | Nga

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 3 200 metra rrugë, me gjerësi 5,5 metra, janë ndërtuar së fundmi në lagjet Fanaj dhe Balaj të Prapashticës.

Sipas një postimi në Facebook, plani dinamik i kontratës kishte paraparë 120 ditë pune për shtrimin e këtyre rrugëve.

“Mirëpo angazhimi i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, si dhe i kompanisë përgjegjëse, ka bërë që projekti të përfundojë para kohe, për vetëm 79 ditë pune”, theksohet në njoftim.

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: outdoor and nature

Të ngjashme