Kryeprokurori Kurmehaj vazhdon takimet me Policinë e Kosovës 

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 08:32 | Nga

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Pejës, kolonel Shaban Shalën, shefin e hetimeve rajonale, nënkolonel Agron Hasanaj, komandantet e stacioneve policore dhe shefat e hetimeve nën kompetencë të kësaj prokurorie.

Gjatë këtij takimi u bashkëbisedua për sigurinë e përgjithshme në rajonin e Pejës  dhe objektivat të përbashkëta mes dy institucioneve në intensifikimin e metodave  për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Si rezultat i bashkëpunimit të  përbashkët, u bë e ditur se rajoni i Pejës momentalisht ka rritje të dukshme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.

Kryeprokurori, Kurmehaj, u shpreh se takimet e tilla do vazhdojnë të mbahen në mënyrë të rregullt, si dhe ditëve në vijim do të hartohen strategji të përbashkëta me qëllim të luftimit sa më efikas të kriminalitetit.

Të ngjashme