Ministria e Bujqësisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, demonstrohen teknologji inovative që i posedon APK-ja

Blinajë | 21 Mar 2024 | 10:34 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me FAO-n, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në Parkun e Blinajës me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, në prezencë të ministrit Faton Peci, u bë prezantimi dhe demonstrimi i teknologjisë inovative që posedon Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në planifikimin dhe monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve, analiza dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore dhe aktivitetet e përditshme në sektorin e pylltarisë.

Demonstrimi praktik përfshiu përdorimin e dronëve, GPS si dhe kamerave kurth.

Të ngjashme