Patriotit tim

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 19:46 | Nga Radomir Dimiq

Përkufizimi i patriotizmit është dashuria për atdheun. E pranoj se është një nga ato ndjenja që nuk e kam pasur për Serbinë për një kohë të gjatë, është larg nga urrejtja e popullit të cilit i përkas, pra vendi më i varfër në Evropë, ku ka më shumë se 10 vjet që sundon një regjim autoritar dhe jodemokratik.

Dikush do të thoshe se këtu është vendi ku udhëheq mbreti Ibi, duke përdorur metoda ryshfeti dhe shantazhi.

Nuk e urrej, ndonëse e përbuz me gjithë fuqinë time barrën më të madhe me krokodilët SNS dhe kontejnerë plot me llum e jashtëqitje.

Nuk mundem, nuk mundem ta dua një vend politika e të cilit ishte gjakderdhja në vitet ’90 dhe luftërat e përgjakshme që Serbia bëri kundër vëllezërve të saj jugosllavë, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarë. Është patriotizëm t’i them vendit tim të mos i mohojë krimet në Kroaci, Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë, siç e cilësojnë shumë ndryshe.

Patriotizmi për mua thotë se në Vojvodinë pati një emigrim të detyruar të kroatëve gjatë luftës, se qyteti i Vukovarit u shkatërrua dhe se objektiva të mundshme për bombardim ishin Zagrebi, dhe granatimet e pjesshme të Dubrovnikut. Si një bumerang për popullin serb të Krajinas që e dëgjoi Beogradin për ndarje nga Kroacia, përjetuan “Olujen” dhe fatkeqësinë kolektive. Dashuria me e madhe për vendin është te distancohesh para se gjithash nga krimet dhe masakrat e përgjakshme që shteti i Serbisë bëri ne atë kohe ndaj qytetareve shqiptarë në Kosovë. Nga politika monstruoze dhe plani kriminal për të dëbuar të gjithë shqiptarët përmes “Prokletit”, Gazimestani më 28 qershor 1989 ishte tubimi më i madh serb për krijimin e të ashtuquajturës botë serbe, pra Serbisë së Madhe. Fillimet e hershme të fashizmit serb për bashkimin e të gjitha shteteve serbe, ishte një trans nacionalizëm serb i paparë, me përmasa tragjike për serbët e mashtruar të Kosovës.

Nuk mund të jem mik i atdheut dhe patriot pa folur për agoninë dhe tragjedinë e shqiptarëve në Kosovë, e cila pasoi shpejt pas furisë nacionaliste të Gazimestanit dhe histerisë së madhe serbe, të shprehur sidomos gjatë bombardimeve të NATO-s, kur shqiptarët u detyruan të largohen masivisht nga Kosova për shkak të terrorit serb.

Ishte e tmerrshme spastrimi etnik. Si te heshtësh për faktet, për masakrat e shqiptareve dhe te mos stigmatizohesh si spiun dhe mjeshtër tradhtar, prandaj disave u kanë vizatuar tashmë caqet ne ballë. Thjesht marr shembullin e Nenadit Rashiq, Sanduloviq dhe gjërave të vogla në vitin 2010. Po a është akt tradhtie të thuash se në Kosovë gjatë luftës u vranë dhe u zhdukën 13.536 persona, prej të cilëve 10.802 ishin shqiptarë, ose 80 për qind. Me 1999 në Suharekë, kur 48 anëtarë të familjes Berisha u vranë. Më pas masakra në fshatrat e Pejës, Lubeniq, Zahaq, Berzenik (Dardani), kur u vranë mbi 200 shqiptarë dhe u dëbuan 10.000 njerëz, dhe një varr masiv, i fshehur në Batajnicë dhe një kamion plot me të vdekur u fundos në Danub afër Beogradit.

A mund të heshtë atdhetari për masakrën tinëzare të 1500 deri në 2000 shqiptarëve në Maj të vitit 1945 në Tivar, kur me mashtrim u mobilizuan nga Kosova dhe Shqipëria për të plotësuar repartet ushtarake. Jo, sepse ky do të ishte një krim tjetër mbi krimet.

A është e mundur që Dimitrije Tucoviq, themeluesi i socialdemokracisë serbe, të jetë gjithashtu një bashkëpunëtor i sinqertë i shqiptarëve, i cili kundërshtoi grabitjet serbe, vrasjet barbare, shndërrimin e fshatrave në pluhur dhe mizori të tjera? Tucoviq ishte patrioti më i madh që i ishte kundërvu ekspansionit territorial të Serbisë në Veriun e Shqipërisë. Ndoshta kjo është arsyeja pse së fundmi, kjo qeveri i zhvendosi reliktet dhe bustin përkujtimor të tij nga sheshi Slavija në Beograd, si albanofili më i madh serb. Është e vështirë të thuhet.

Për të bërë një kërcim drejt një të ardhmeje të re evropiane, detyra dhe detyrimi i zyrtarëve serbë, për hir të mirëqenies së popullit të tyre, është të dënojnë dhe distancojnë veten nga çdo krim i kryer nga dikush në emër të shtetit serb. Këtë e bëri i madhi Ëilly Brandt, i cili ndodhet në Varshavë, i gjunjëzuar para monumentit të kryengritësve, i kërkoi Pojakut falje për krimet e bëra nga populli i tij.

Kështu duhet të bëjë një burrë shteti serb, t’i kërkoj falje popullit shqiptar në Kosovë, t’i pranojë krimet dhe të shprehë fajin dhe keqardhjen, kjo është në fakt mënyra e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve dhe ndalimi i aspiratave territoriale ndaj fqinjët e tyre. Nëse doni të mirën për kombin tuaj, duhet të hiqni qafe traditën e nacionalizmit dhe stereotipat për shqiptarët.

Fatkeqësisht, një repertoar degraduese dhe shpërthimesh shoviniste është jashtëzakonisht i pranishëm edhe sot.
Prandaj, një hap përpara në pajtimin e dy popujve, serbëve dhe shqiptarëve, është një dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por jo në atë mënyrë që negociatat të ngecin prej vitesh. BE-ja dhe Amerika vetëm mund ta bindin Vuçiqin dhe Kurtin të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe të pranojnë planin evropian për normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve.

Patriotizëm është kur vendos marrëdhënie normale, e jo të ndjekësh Kurtin mbi kurriz të serbëve të Kosovës. Çfarë rezultati po kryeson dhe sa gola dhe autogola janë dallimi.

Me një fjalë nuk duhet të shmanget marrëveshja e Brukselit, në të kundërtën do të vihet në pikëpyetje siguria e qytetarëve dhe do të kërcënohet paqja.

(Autori është ish-politikan dhe aktivist i shoqërisë civile nga Kosova. Aktualisht jeton në Beograd)

Të ngjashme