15 mijë € për zhvendosjen e “Newborn”-it vetëm disa metra

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Monumenti që është bërë simbol i pavarësisë së vendit, do të lëviz, por jo shumë larg.
Zhvendosja e Newborn-it, pritet të bëhet së shpejti, meqë po shihet si rrezik i mundshëm në vendin aktual.

Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se tenderi për këtë punë tashmë është shpallur.

“Dihet se është vendosur në vendin e gabuar, përballë hyrjes së Pallatit të Rinisë”, ka thënë Pacolli.

Tutje Pacolli ka treguar se sa do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ky tender.

“Diku 15 mijë euro do të kushtojë shuma për zhvendosjen e NEWBORN’it”, ka thënë Pacolli.

Zhvendosja e “Newborn” është dashur deri më tani të ndodhte mirëpo, ka dështuar në tenderin e parë. Komuna tha se kontraktori që e fitoi ishte i papërgjegjshëm, mirëpo një gjë të tillë firma e ka mohuar.

“Problemi i mos-ekzekutimit të punimeve është tek Komuna e Prishtinës pasi që menaxheri i projektit si dhe organi mbikqyrës është ndërruar du herë radhazi dhe kërkesa për fillimin e punimeve është bërë 7 muaj me vonesë. Kontratës i ka kaluar vlefshmëria e tenderit me fajin e autoritetit kontraktues, në këtë rast Komunës së Prishtinës”, kanë thënë nga kompania “Megrant ing”.

Të ngjashme