Bekim Jashari merr dhuratë të veçantë nga Italia

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka marr një dhuratë të veçantë nga një futbollist.

Përparim Hetemaj, i ka dhuruar atij fanellën me të cilën luan tek klubi italian Chievo.

I pari i Skënderajt vlerëson Hetemajn si lojtar që angazhohet shumë.

“Një përshëndetje nga Italia me fanellën si dhuratë nga Përparim Hetemaj, si futbollist profesionist i FC Chievo që e lë shpirtin në fushën e lojës.”

Ai shton se Përparimi edhe pse larg vendlindjes nuk e harron vendlindjen.

“Edhe pse larg vendlindjes, nuk e harron Skenderajn dhe tifozët e shumtë që ka, në mesin e të cilëve padyshim që jam edhe unë.”

Të ngjashme