Ekonomia Online
FUNDIT

Brenda 24 orëve shënohen pesë viktima nga coronavirusi në rajon dhe Kosovë

Brenda 24 orëve shënohen pesë viktima nga coronavirusi në rajon dhe Kosovë

Brenda një dite janë regjistruar pesë viktima në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni. Në Kosovë dje ka ndërruar jetë një 82-vjeçar nga Podujeva i cili kishte probleme edhe me sëmundje tjera kronike. I ndjeri ishte prekur nga coronavirusi pasi kishin ardhur fëmijët e tij nga Italia. Ndërkaq në Shqipëri dje dhe sot janë […]

Brenda një dite janë regjistruar pesë viktima në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Në Kosovë dje ka ndërruar jetë një 82-vjeçar nga Podujeva i cili kishte probleme edhe me sëmundje tjera kronike. I ndjeri ishte prekur nga coronavirusi pasi kishin ardhur fëmijët e tij nga Italia.

Ndërkaq në Shqipëri dje dhe sot janë shënuar dy viktima. Mbrëmë është raportuar viktima e tretë, një 71-vjeçar nga Kuçova i cili vuante nga kanceri në mushkëri. Ndërkaq sot është regjistruar viktima e katërt, i cili është më specifik për shkak të moshës së mesme 43-vjeçar dhe nuk raportohet se kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër, shkruan Gazeta Shneta.

Maqedonia poashtu ka raportuar dje viktimën e parë nga coronavirusi. Bëhet fjalë për një grua të moshës 57-vjeçare. E ndjera kishte rezultuar negative në dy teste para një jave, por kishte qëndruar në izolim derisa ndërroi jetë. Ministri Filipçe ka thënë se i është bërë testi edhe pas vdekjes dhe kishte rezultuar pozitive.

Edhe në vendin me më pak të prekur nga coronavirusi, Mal të Zi, është shënuar viktima e parë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili kishte probleme me mushkëri. I ndjeri kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të muajit mars dhe dyshohet se atje është prekur nga virusi.

Të ngjashme