Ekonomia Online
FUNDIT

Dy të infektuarat me Coronavirus janë nga Vushtrria dhe Gjilani

Dy të infektuarat me Coronavirus janë nga Vushtrria dhe Gjilani

IKSHPK ka njoftuar edhe për dy raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke quar kështu në 63 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Rastet e konfirmuara me coronavirus janë nga Gjilani dhe Vushtrria. “Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe […]

IKSHPK ka njoftuar edhe për dy raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke quar kështu në 63 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Rastet e konfirmuara me coronavirus janë nga Gjilani dhe Vushtrria.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, njofton IKSHPK.

“Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme