Ekonomia Online
FUNDIT

Fshati Senoc në Rahovec do të bëhet me fushë të hendbollit

Fshati Senoc në Rahovec do të bëhet me fushë të hendbollit

Në fshatin Senoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrin dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri”. Nisjen e punimeve nga afër i kanë parë sot, kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të […]

Në fshatin Senoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrin dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri”.

Nisjen e punimeve nga afër i kanë parë sot, kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc

“Sot po i monitorojmë fillimin e punimeve në rregullimin e oborrit dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Senoc, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe nxënësit e këtij fshati. Po rregullohet edhe rrethoja e fushës së futbollit si dhe po bëhet rregullimi i një fushe të hendbollit”, ka thënë kryetari Latifi.

Kurse, Daut Krasniqi, kryetari këshillit të fshatit Senoc, e ka falënderuar kryetarin për vizitën, ndërsa për fillimin e punimeve në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrit dhe parkingut, ka thënë se vërtetë ky projekte është i nevojshëm për kryerjen e aktiviteteve sportive për nxënësit të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë.

Të ngjashme