Gurthyesit dëmtojnë rrugët e 4 fshatrave të Lipjanit

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 10:01 | Nga

Banorët e fshatrave: Mirenë, Gadime, Smallush dhe Sllovi të Lipjanit vazhdojnë të përballen me ndotje ambienti dhe dëmtim infrastrukture nga gurthyesit.

Ata ankohen se qarkullimi i vazhdueshëm i automjeteve transportuese po i degradon rrugët lokale dhe po ndot ambientin në këto vendbanime.

Si pasojë e këtyre telasheve, Komuna ka mbajtur një takim me të gjithë përfaqësuesit e guroreve për t’u dhënë vërejtje në mënyrë, që këto gjëra të mos përsëriten derisa për riparim të rrugëve Komuna për çdo vit investon qindra e mijëra euro nga buxheti komunal.

Banorët janë ankuar edhe për dridhje të mëdha që shkaktohen , ndaj kanë kërkuar nga organet kompetente t’i shqyrtojnë ankesat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme