I infektuari i fundit nga Suhareka ka pasur kontakte të shumta, thotë Muharremaj

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari I komunës së Suharekës, Bali Muharremaj perms një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se i infektuari i fundit nga Semetishti ka pasur kontakte me qytetarë nga fshati i tij si dhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që ta marrin shumë seriozisht këtë pasi mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Postimi I plotë:

Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.

I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat.

Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi.

Të ngjashme