Komuna e Kamenicës ndan subvencione për herë të parë

Kamenicë | 06 Dhj 2018 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën për Zhvillim Eknomik dhe Diasporë, Malinda Krasniqi, dhe drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi, kanë bërë ndarjën e subvencionev në sektorin e Zhvillimit Ekonomik dhe në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari Kastrati tha se në Kamenicë është hera e parë që janë ndarë subvencione për mbështetje të bizneseve të komunës.

“Jam tejet i kënaqur që sado pak këto subvencione do t’u ndihmojnë këtyre përfituesve. Shuma totale e subvencioneve që do t’i përfshijë të gjitha kategoritë është 20 mijë euro”, u shpreh ai.

Këto subvencione janë ndarë në sektorin e Zhvillimit Ekonomik për kategorinë prodhuese e përpunuese, si dhe në kategorinë zejtare e tradicionale.

Ndërsa në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, subvencionet janë ndarë në kategorinë e kultivimit të bimëve aromatike dhe mjekësore.

Të ngjashme