Muharremaj pret në takim përfaqësues nga reparti i Gjinekologjisë nga QKMF-ja e Suharekës

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot kanë ardhur për t’u takuar, Reparti i Gjinekologjisë nga QKMF-Suharekë.

Kryetari Muharremaj i ka falënderuar për përkushtimin në punën e tyre dhe kanë bashkëbiseduar për sfidat dhe ecurinë e punës në këtë repart.

 “Po  zhvillojmë  një takim me Repartin e Gjinekologjisë në Suharekë, i cili po bën një punë të mirë dhe po bisedojmë për kushtet e punës që më tutje duhet të avancohen brenda repartit, për shërbim sa më të mirë ndaj qytetarëve”.

Përfaqësuesit e Gjinekologjisë, janë shprehur të kënaqur me përkrahjen e kryetarit Muharremaj, që po i jep një sektori me rëndësi të veçantë siç është Gjinekologjia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme