Ndërtimi i autoparkut të ri në Gjilan, peng i lokacionit

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Hapësirat e stërmbushura në autoparkun aktual me makina të demoluara, të vjetra dhe të konfiskuara bri objektit të personave me aftësi të kufizuara po krijon telashe. Dhe jo vetëm makinat, por edhe drutë e konfiskuara e gjësendet e tjera të institucioneve.

Në këtë plan del se Komuna e Gjilanit ka dështuara ta ndërtojë një autopark makinash, ndonëse është në planet e Komunës. Drejtori i Shërbimeve komunale Publike, Naser Korça, deklaron se pengesa në realizimin e projektit është mungesa e pronës komunale. Ai deklaron se janë në hulumtim për sigurimin e një parcele, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi në hulumtim të një lokacioni për autoparkun për shkak se lokacioni i tashëm është shumë i ngarkuar, sidomos me veturat të cilat tërhiqen nga policia nga gjykatat dhe ato prokurorisë qëndrojnë me vite të tëra derisa të kryhet një proces gjyqësor. Ato vetura qëndrojnë në autoparkun e Komunës. Shpesh kemi probleme se një veturë, e cila është konfiskuar dhe pas procesit del se pala nuk është fajtore, atëherë ne jemi të obliguar që të lëshojmë pa pagesë në bazë të urdhëresës së prokurorisë. Jemi obliguar me leshu atë pa pagesë te qerasë për aq kohë sa ka qëndruar në autopark. Projekti nuk kushton shumë mirëpo vetëm duhet të gjejmë parcelën, sepse si komunë kemi pak tokë komunale. Aktualisht autoparku ka rrethoja është nën mbikëqyrje 24 orë dhe nën masa për mosdëmtimin e veturave”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme