Një rast i dyshuar me Coronavirus po trajtohet në QKUK, pas disa orësh rezultatet

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 13:08 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën Infektive në QKUK është duke u trajtuar një rast i dyshimte me coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se brenda disa orëve do të dalin rezultatet.

“Sot kemi një rast qe po pritet qe brenda dy ore te dalë rezultati në mënyre transparente do të njoftoheni”, u shpreh. Vitia.

Ai tha se ekziston mundësia qe këto raste të paraqiten në Kosovë.

“Kemi një komitet për sëmundjet ngjitëse. Mundësia të paraqiten këto raste në Kosovë është evidente, është gjë e mirë se ky plan ka filluar të hyjë në veprim dhe janë në koordinim me ShSKUK-në dhe IKShP-në, jemi duke i përgatitur të merren masat”, tha ai.

Ministri Vitija tha se edhe aeroporti “Adem Jashari”, ka bërë të gjitha përgatitiejt e duhura për të kontrolluar qutetarët që vijnë nga Italia.

“Në aeroport ka staf shëndetësor, plani strategjik është aprovuar javën e kaluar dhe qysh sot kemi filluar me takime, edhe natyrisht me veprimet të cilat ndërlidhen me ministritë e tjera jemi duke punuar qe të ndërmerren të gjitha masat”, u shpreh ai.

Ai tha se deri më tani nuk ka asnëj rast me këtë virus dhe se për cdo të re do të informojnë publikun në kohë.

“Fat qe skemi asnjë rast me coronavirus deri tani jandë të gnitha masat e ndërmara të reagojmë. Qytetarët e kanë jemi të obliguar që qytetarët të informohen sa me saktë. Për momentin s’ka nevoje për panik, s’ka coronavorus. A mund te ketë, jemi duke marrë masat. Ju garantoj që në mënyrë transparente”, theksoi ai.

 Vitia tha se kanë mjaftueshëm barna në rast të coronavirusit

“Sot para se të vijmë këtu patëm takim me drejtorin dhe drejtoreshën dhe ky është përgjegjësia qe jemi të mjaftueshëm për momentin”, tha ai.

Drejtor i IKShP-së, Naser Ramadani, tha se gjatë ditës do të bëjnë diagnostikimin dhe do të dalin me rezultate konkrete.

“Sot pritet laboratori të diagnostikojë  një rast tjetër dhe prej sot komiteti ka rekomanduar policinë njësinë për pune operacioneve të ngrisë masën e kontrollit. duke ardh 24 ore ekipet e mjekëve. Çdo rast që hyn në Kosovë të kontrollohet”, theksoi ai

Edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando tha se deri ëm tani nuk ka nevojë që të ndërpritet linja Kosovë-Itali, ndërsa tha se nuk kanë informacione nëse ndonjë shqiptarë që jeton në Itali është i prekur nga ky virus.

 “Deri tani s’është paraparë ndërprerja e linjës ajrore mes Kosovës dhe Italisë. Masat që janë marrë edhe pse ka shpërthyer shpejt janë masa shumë të fuqishme. S’ka lajm për qytetarë kosovarë qe janë te prekur nga virusi. Është një sëmundje që asnjë vend nuk është i përgatitur 100 për qind për të përballuar coronavirusin. Coronavirusi s’ka nevojë për vizë. Mendoj që nuk është rasti të ekzagjerohet, t’i besojmë shkencës dhe profesionistëve shëndetësore”, u shpreh ai.

Këto u bënë të ditur gjatë përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, i ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në vlerë rreth 210 mijë euro.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija ka falënderuar qeverinë dhe popullin italian për mbështetjen e vazhdueshme dhënë për shëndetësinë kosovare.

Ndërsa ambasadori Nicola Orlando, tha se Italia do të jetë përkrahë partnerëve siç është Kosova.

Të ngjashme