Projekti për varrezat e Ferizajt, peng i infrastrukturës

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Ferizaj, 6 dhjetor – Zvarritet prej disa muajsh nisja e projektit për rregullimin e infrastrukturës te lokacioni i ri i varrezave në Fshatin e Vjetër, ndërkohë që Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt ka shprehur shqetësime se lokacioni aktual i varrezave në Ferizaj tashmë është stërmbushur.

Nga ana tjetër, komunarët kanë thënë se ky projekt është zvarritur derisa ende nuk janë mbajtur disa dëgjime publike me qytetarët për t’i vendosur saktësisht pikat në terren në një parcelë prej 26- hektarësh në Fshatin e Vjetër.

Gjithashtu, vonesat janë shkaktuar edhe për shkak të mospërgatitjes në detaje të projektit për rregullimin e infrastrukturës te lokacioni i varrezave.

Sylejman Roshaj, kryeimam i BI-së në Ferizaj, ka thënë se parcela e varrezave në Ferizaj tashmë është stërmbushur, ndaj Komuna duhet t’i përshpejtojë procedurat për rregullimin e infrastrukturës në lokacionin e ri.

Ai ka shtuar se tashmë është dashur të niste projekti, mirëpo deri tashti nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete nga Komuna.

Këshilltari në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Balton Dërguti, ka kërkuar nga Komuna ta gjejë një zgjidhje më të shpejtë për rregullimin e infrastrukturës së varrezave në Fshatin e Vjetër, derisa qytetarët po ankohen.

Nga ana tjetër Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit i Ferizajt, ka thënë se do ta mbajnë edhe një diskutim publik me qytetarët në lidhje me këtë çështje e pastaj të vendosen pikat në terren

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme