Rregullimi i stacioneve në Gjilan, peng i transformimit infrastrukturor

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e transportuesve të udhëtarëve “Anamorava” kërkon nga qeverisja lokale e Gjilanit angazhim në rregullimin e infrastrukturës në stacione të udhëtarëve. Sipas shoqatës nuk është investuar asnjë cent për rregullimin e kabinave ku qytetarët do të shfrytëzonin kohën për pushim, derisa presin transportin.

Shoqata vlerëson se ka pasur lëshime edhe në projektin e zgjerimit të rrugës me katër shirita nga fshati Livoç i Poshtëm në drejtim të Gjilanit, ngase nuk janë paraparë stacionet për udhëtarët, ndërsa deklarojnë se duan që të bashkëpunojnë më shumë me Komunën, në mënyrë që të zgjidhen problemet. Mirëpo pushteti lokal vlerëson se qyteti është në fazën e parë të transformimit infrastrukturor dhe se do të marrë kohë zgjidhja e problemeve, të cilat janë shqetësime të vazhdueshme të qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se presin finalizimin e disa projekteve, në mënyrë që të iniciohet edhe projekti për ndërtimin e sheshit të qytetit. Ai ka deklaruar se qeverisja lokale ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të ndryshohet projekti i rrugës me katër shirita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme