Shërohen tre të infektuar me Coronavirus në Vushtrri

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në  Facebook ka njoftuar se 3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët në Vushtri, të infektuar me Coronavirus, janë shëruar plotësisht.

Tahiri iu bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe ti rrespektojnë masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore

Postimi i plotë:

Edhe një lajm i mirë sot

3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht🙏

Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronacirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.

Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.

Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH.

Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin

Të ngjashme