“Ta Pastrojmë Kosovën” nesër merret me tetë deponi të mbeturinave përreth Gjakovës

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Let’s Do It ju njofton se në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” vetëm nesër [e shtunë, 1 dhjetor] do të pastrohen tetë deponi të mbeturinave.

Sipas njoftimit për media, deponitë që do të pastrohen gjenden në brezin rrugor Prishtinë – Gjakovë, përkatësisht në Llozicë, Glarevë dhe Dollc.

Aksioni fillon në ora 09:00 në Llozicë, për të vazhduar pastaj në lokacionet tjera.

Në ora 10:00, aksionit të Let’s Do It do të bashkohet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, te lokacioni afër rrugës kryesore në Klinë, përkatësisht te Kodra e Dollcit.

Të ngjashme