Ekonomia Online
FUNDIT

Drenasi do të mbulojë një pjesë të ndërtimeve të shtëpive për skamnorët në këtë komunë

Drenasi do të mbulojë një pjesë të ndërtimeve të shtëpive për skamnorët në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë. Lladrovci ka falënderuar Kastratin dhe shoqatën e tij, për ndihmën që i ka ofruar familjeve […]

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë.

Lladrovci ka falënderuar Kastratin dhe shoqatën e tij, për ndihmën që i ka ofruar familjeve të Komunës së Drenasit, si për ndërtimin e shtëpive, dhënien e banesave dhe për ndihma të tjera për ato familje që kanë nevojë.

Ai ka njoftuar Kastratin se shumë shpejt do të zyrtarizojnë bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpive për skamnorët, përmes nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit, ku një pjesë të investimeve për ndërtimin e tyre do të mbulojë me mjete buxhetore edhe Komuna për vitin 2019.

Kastrati, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe bashkëpunimin e ofruar për t’i ndihmuar familjet e Komunës së Drenasit. Ai ka thënë se po bëhet një zgjidhje e mirë institucionale me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për ndërtimin e shtëpive.

Të ngjashme