Ekonomia Online
FUNDIT

Muharremaj përkujton martirët e Suharekës

Muharremaj përkujton martirët e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar martirët Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi në përvjetorin e vrasjes  së tyre. Ai thotë se rënia e tyre shënon kthesën historike, ku populli ynë në saje të kësaj sakrifice e fitoi Lirinë. Postimi i plotë: Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi janë dëshmorët […]

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar martirët Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi në përvjetorin e vrasjes  së tyre.

Ai thotë se rënia e tyre shënon kthesën historike, ku populli ynë në saje të kësaj sakrifice e fitoi Lirinë.

Postimi i plotë:

Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi janë dëshmorët që jo vetëm në Reshtan sot, por në Therandë e kudo në Kosovë, janë të paharruar dhe të përjetshëm.

Janë 21 martirët që sot i kujtojmë me respektin më të thellë.

Rënia e tyre shënon kthesën historike, ku populli ynë në saje të kësaj sakrifice e fitoi Lirinë.

Lavdi dëshmorëve

Lavdi martirëve

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta.

Bali Muharremaj

Fotografia e Bali Muharremaj
Fotografia e Bali Muharremaj

Të ngjashme