Në Malishevë bëhet shenjëzimi i rrugëve kryesore

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Malisheva ka nisur me shenjëzimin dhe vendosjen e sinjalistikës në rrugët kryesore në qytet, ku qarkullimi i veturave është më i madh.

Shenjëzimi, sipas njoftimit nga komuna, është bërë me qëllim të krijimit të sigurisë për këmbësorët.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, në projektin e shenjëzimit të rrugëve, janë përfshirë të gjitha rrugët kryesore në qytetin e Malishevës, si dhe katër rrugët kryesore, apo rrugët regjionale, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar shkollave, në të cilat janë duke u vendosur shenjat në afërsi të objekteve shkollore.

Projekti i shenjëzimit të rrugëve, apo vendosja e sinjalistikës në rrugë, kap një shumë prej afro 17 mijë eurove dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Të ngjashme