Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ShFMU “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të ShFMU “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Gjatë ditës së sotme është vu gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Në ceremoninë e vënies së guthemelit i pranishëm ishte kryetari i komunës Smajl Latifi me bashkëpunëtor, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të fshatrave Hoçë e Madhe dhe Brestoc.

“Sot e vumë gurthemeli e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve në mësim, përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse arsimi është baza e zhvillimit të shoqërisë dhe prioritet absolut i imi”, ka thënë në fjalimin e tij kryetari Latifi.

Të ngjashme