Ekonomia Online
FUNDIT

Përkujtohet mjeku Lec Gradica në 21 vjetorin e rënies

Përkujtohet mjeku Lec Gradica në 21 vjetorin e rënies

Është përkujtuar mjeku Lec Gradica, në 21 vjetorin e rënies. Me rastin e shënimit të këtij përvjetori kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. I pari i Drenasit e vlerësoi lartë sakrificën e doktor Lecit. […]

Është përkujtuar mjeku Lec Gradica, në 21 vjetorin e rënies.

Me rastin e shënimit të këtij përvjetori kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

I pari i Drenasit e vlerësoi lartë sakrificën e doktor Lecit.

Ai tha se Leci ishte gjithmonë pranë ushtarëve të UÇK-së.

“Dr. Leci ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të Drenicës, me tërë mundësitë e veta, duke ndjekur rrugën e ndritshme të Lec dhe Mehmet Gradicës, kësaj familje me shumë reputacion dhe të përkushtuar kundër pushtuesit serb.”

Dr. Lec Leci-Gradica ra heroikisht me datë 24.09.1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar e shëruar qytetarët e Drenicës në bjeshkët e Qyqavicës që ishin të plagosur, njofton Komuna e Drenasit.

Të ngjashme