1 milion euro për sheshin e Suharekës

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës ka njoftuar se me mbështetjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, në ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”, janë ndarë 1 milion euro.

Postimi i plotë:

1,000,000 euro për Sheshin e Qytetit !

Morëm zotimin për përkrahje financiare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”.

Dua ta falenderoj Ministrin Pal Lekaj për mbështetjen dhe angazhimin në emër të qytetarëve të Komunës tonë.

Suhareka po ndërtohet dhe po zhvillohet.

Bali Muharremaj

Të ngjashme