Ekonomia Online
FUNDIT

Akuzë ndaj inspektorit komunal për keqpërdorim të dyfishtë

Akuzë ndaj inspektorit komunal për keqpërdorim të dyfishtë

Prokuroria Themelore në Prizren, të hënën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër B.K., inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Akuza ka të bëjë me një rast të ndodhur në vitin 2014. Ndërsa zyrtarët e Komunës së […]

Prokuroria Themelore në Prizren, të hënën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër B.K., inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Akuza ka të bëjë me një rast të ndodhur në vitin 2014. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se janë njoftuar nga organet e drejtësisë lidhur me këtë aktakuzë, dhe se ndaj inspektorit në fjalë është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna, shkruan sot Koha Ditore.

Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e akuzon këtë zyrtar për mospërmbushje të detyrave zyrtare në vitin 2014, në raport me një kompleks hotelier në rrugën Prizren-Nashec.

Të ngjashme