Banorët e Shipitullës duan funksionalizimin e Ambulancës në fshat

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit nuk mund të marrin shërbime shëndetësore qe disa vjet në Ambulancën e Mjekësisë Familjare që gjendet aty, shkruan sot Koha Ditore.

Ata duhet të bëjnë 10 kilometra rrugë (në njërin drejtim) për të marrë shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në (QKMF) Obiliq. Edhe pse objekti është ndërtuar pas luftës, pak vjet ka qëndruar i hapur.

Kryetari i fshatit Shipitullë, Azem Mjeku, thotë se edhe ofrimi i shërbimeve në shtëpi ka vjet që nuk funksionon. Arsyetimi i zyrtarëve komunalë se ka pak banorë në fshat, sipas tij, nuk qëndron, pasi edhe sikur një banor të jetë, ai ka të drejtë të ketë shërbimet e domosdoshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme