Bizneset urdhërohen ta pastrojnë hapësirën para lokaleve

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka lëshuar urdhëresë për bizneset dhe institucionet që ta pastrojnë hapësirën publike para ndërtesës, ku ushtrojnë veprimtarinë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kësaj urdhërese, pastrimi duhet të bëhet çdo ditë me qëllim të mirëmbajtjes së mjedisit.

“Secili biznes dhe institucion tash e tutje obligohet që hapësirën para lokalit apo objektit ta pastrojë çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit”, ka bërë të ditur Muharremaj, përmes rrjeteve sociale.

Të ngjashme