Buxheti i Klinës varfërohet me blerje luksi

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Përmes një kumtese,Organizata Joqeveritare ´´Koha´´ shpreh shqetësimin e saj mbi shpenzimet e fundit që ka bërë Komuna e Klinës, ku me nënshkrimin e kontratës për ´´Furnizim me aparate – telefona të mençur për Ekzekutivin e Komunës´´ ka çuar në varfërimin e buxhetit të Komunës së Klinës për 9,216.08 euro, trasnmeton Koha.net.

Kjo ka ardhur si pasojë e furnizimit të Ekzekutivit të Komunës së Klinës me telefon ´´të mençur´´, që në bazë të specifikave figuron të jenë Samsung S8, për të cilët Komuna e Klinës ka paguar 576 euro për copë.

OJQ KOHA, konsideron që blerja e këtyre telefonave vetëm shton luksin e të emëruarve politik dhe asesi nuk kontribuon në rritjen e transparencës, efikasitetit apo komunikimit me publikun. Madje numri prej 16 telefonave tejkalon edhe numrin e anëtarëve në ekzekutiv, marrë parasysh nëse numërojmë kryetarin, nënkryetarin dhe 10 drejtoritë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme