Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B. M.

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditëtë pandehurit B. M.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin S. A., të njëjtin ka tentuar të privoj nga jeta, duke gjuajtur me armë të zjarrit, me këtë rastishkakton plagë në trup.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale,vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme