Gjilani do të kompensojë këshillat lokale pa planifikim buxhetor

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Nga buxheti i Komunës së Gjilanit do të shpenzohen mbi 50 mijë euro në vit për kompensimin e punës së kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe këshillave të lagjeve urbane, sipas një vendimi i cili është miratuar në Kuvendin Komunal. Por linja e këtyre shpenzimeve nuk figuron askund në arkën e buxhetit të Komunës për vitin 2019.

Ndërkohë që, sipas vendimit, çdo kryetar i këshillit lokal do të kompensohet me 100 euro në muaj në qoftë se organizon takime me banorët, për të cilat pastaj duhet të hartohet edhe procesverbali që duhet të dorëzohet në Komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Në Komunën e Gjilanit është paraparë formimi i 44 këshillave lokale. Mirëpo kompensimi i këtyre këshillave nuk është i paraparë në buxhetin e vitit 2019, duke nxjerrë në pah problemin që e ka Komuna me planifikimin e proceseve sikur ky.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme