Gratë që lindin në Suharekë do të marrin nga 250 euro

Suharekë | 27 Shk 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, ka vendosur sot Kuvendi Komunal.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka përshëndetur vendimin.

“Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës”, ka shkruar Muharremaj në faqen e tij në Facebook.

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare”.

“Dua t’i falënderoj asamblistët që e votuan dhe e mbështetën iniciativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.

Të ngjashme